...::: Rey & Black :::... Aty Ku Iu Ndiheni Rehat Rey & Black ...::: Rey & Black :::... Mir Se Erdhet Tek Faqia Jonë . Shpresoi Te Kaloni Mirë ...::: Rey & Black :::...
 
rey-black
..:: Rey & Black ::..  
  Rey & Black - Funny
  Music Graphics Fanny
  Kode per ngjyra
  New Bota
  Muzika
  Radio Drenica Live
  RebeL A.K.A UniKKatiL
  Interesant !
  Shekarko muzik nga YOU TUBE
  Nika per Msn
  Nika per msn Anglisht
  Dashuria ne interrnet ?
  Te Dua - Ne shum gjuhe te Botes
  Per Dashuri ndaj femres
  Shtin webin ne google
  Epi i Gilgameshit shqip
  Komedia Hyjnore - Ferri
  Histori e Skenderbeut
  Fjalori Informatikes
  Alfabeti i dashuris
  Shut down PC Prej destkopit me nje klikim
  Me fol PC-ja
  Flamuri Shqiptar
  Kodet e shtetev
  Shekarko Fire Fox - Shqip
  Conter Strike 1.8
  Hacko Msn
  Shekarko sa dush ti
  Qel imell qysh dush
  Program per muzika
  Regjistro webin
  Shekarko muzik Arabe
  Shkarko Super Mario
  Shpejto trensferin ne Msn
  Weba per ju
  Video nga Rey & BLack
  Kerko mbi 5,000,000 video
  Adresa te femrave
  Video te UniKKatilit
  Google - by Rey & BLack
  Beje GOOGLEN me emrin tend
  Host per foto
  Progeram per logo
  Perkethe faqe
  Perkthe sa dush dhe cka dush
  Street Fighter Online
  Duck Hunt
  Qyre qysh kcehet
  Kalkulator
  Video romantike
  Kerko (Muzik,Njerez etj.)
  Kerko ne Google
  Kerko foto ne Google
  Kerko video ne Google
  Shkarko Programa
  Barcoleta
  A e Dini Se
  Muzik
  Shiko Tv Shqip
  Njeriu pa zemer
  Lidheni kravatën
  Shkenca natyrore
  Qielli me sy
  Zbukuro emrin
  Luaj me peshk(interesant)
  Ora ne gjith boten
  Qefar efekti
  Deformer Pic.....
  Drake Bell
  Fjalë të urta
  Dergo SMS falas
  Kerko Web
  Krijo Bllok-Faqe
  Krijo Forum(Falas)
  Kërce tek një forum
  Stupcat (2010 New )
  Tekst per leje
  Cyre qit foto
  Si te shkarkojm video ose mp3 nga youtube
  Keng e dhimbshme
  Milioneri
  Kqyr kush ta ka ban bllok
  Logo
  Klodi - Buka e Gurbetit
  Shpija E Kosoves LIVE
  Welcome
  Hiq bllokun e MSN-s
  Meti(Gjesti Skandal)
  Gezuar se bashku me tupan 2010
  Live Show
  HIKMETJA - Film Kosovar
Copyright By : Rey & Black .
Njeriu pa zemer
Nese doni te dini diq me teper!! Njëriu pa zemër


61 vjeçari Luis Kuartermen është i vetmi njeri në Florida që megjithëse pa zemër, është gjallë. Mjekët në spitalin memorial në Majami të Floridës i hoqën zemrën që ia kishin transplantuar 13 vjet më parë. Pasi ai filloi të ndjejë dhimbje, mjekët vendosën që zemra e sëmurë duhej hequr. Për ta mbajtur gjallë, e lidhën me një aparat ventrikular që luan rolin e zemrës. Luis duket i shëndetshëm, por nuk mund të lëvizë nga shtrati. Familja dhe mjekët e tij e dinë se Luis nuk mund të qëndrojë gjatë në këtë gjendje. Ata shpresojnë të gjejnë një zemër për transplantim që t’i përshtatet organizmit të tij. Mirsa Kerceli
E re dhe e talentuar, filloi me një këngë e cila bëri jehonë te të rinjët dhe jo vetëm tek ata. 'Djaloshi im' i dha asaj emër dhe e bëri të njohur e të pëlqyer për publikun. Ajo veç ia hapi rrugët për suksese të mëtutjeshme, sepse tani është duke përgaditur edhe albumin e parë.

Mirsa Kërqeli është 18 vjeçare dhe shkon në gjimnaz në Gjilan. Qysh e vogël filloi të këndonte. "Si e vogël gjithmonë kam kënduar nëpër kore të ndryshme. Ishte babai ai që e zbuloi talentin tim dhe për suksesin i falënderohem së pari Zotit dhe prindërve të mi." Përveç se këndon, merret edhe me vallëzim, por si ia del më mësimin? "Fama nuk më pengon aspak në shkollë dhe gjej përkrahje aty. Edhe pse po merrem edhe me vallëzim, mësimin nuk e lë anash"
Kemi dëgjuar këngën 'Djaloshi im' që është një këngë e pëlqyer shumë nga të rinjët. Me siguri se Mirsa do të sjell edhe këngë të tjera edhe më të mira. "Jam duke punuar rreth albumit tim të parë me produksionin Arboni."

Çka ka të re?
Zakonisht pyesim këngëtarët se ku inspirohen për këngët e tyre, për tekstin e tjera. Shumë prej nesh kemi menduar se ku u inspirua Mirsa për këngën e saj . "Unë nuk u ispirova, por për këtë u kujdes Florent Boshnjaku i cili komponoi këngën, kurse tekstin e bëri Beka." Si kjo këngë apo edhe më të mira, ajo i premton publikut për të ardhmen. "Besoj se do të mundohem që publikut t'i sjell gjithmonë diçka të mirë." Do të na interesonte se çfarë ka të re te Mirsa dhe ajo do të përgjigjet kështu: "Rëndom, si çdo i ri valla, krejt me të vjetra, hahahaha." Por ajo ka një porosi për të rinjët, që të mos shkojnë rrugëve të këqija, të jenë të sinqertë dhe të kënaqen. Fëmiu maratonist

Loja përfundoi për Budhia Singh. Vrapuesit katërvjeçar i është ndaluar nga mjekët të vazhdoj tutje garën. Nga një kontrollë e mjekut është bërë e ditur se ai vuan nga pagjakësia. Arsye tjetër ishte që trajneri i Budhia-s ka gënjyer për moshën e tij: bëhet e ditur se ai ka katër vjet në vend të pesë, sa është thënë. Budhia në një maratonë ka kaluar 70 kilometra. Pasiqë kishte ecur 65 kilometra, dukej shumë i lodhur dhe e kshin ndaluar të ecte tutje. Kishte ecur 7 orë e 2 minuta. Budhia dëshironte të shkruhej një rekord në librin Limca: një libër ku shkruhen gjërat e veçanta që ndodhin në Indi. Kryesuesit e librit i kanë treguar këtij fëmiu që edhe pse nuk kishte arritur cakun ai do të shkruhej në këtë libër. Nuk egziston dhe nuk ka egzistuar më parë një fëmijë i moshës së tillë që ka ecur aq larg. James Blunt shet motrën përmes internetit


James Blunt (i hitit You're Beatiful) ka pranuar se e ka shitur motrën e tij përmes një websajti komercial i quajtur eBay! "Isha pak i varur nga websaiti eBay dhe i shita të gjitha gjërat nga banesa ime në Londër. Një ditë e pashë motrën time duke qarë në shtëpinë time, sepse nuk mund të shkonte në një varrim në jug të Irlandës", tregoi James në një intervistë. Me tren, me aeroplan, me anije, me kurgjë nuk ishte e mundur. James vendosi një reklamë në një websajt komercial: zonjusha në hall duhet të shkonte në jug të Irlandës. Ofertuesi më i lartë fiton shansën që të jetë princi i saj me kali të bardhë'. Shumë njerëz reaguan. Por fituesi kishte qenë i pakonkurrent. Ai kishte një helikopter dhe e solli motrën e James-it shumë shpejt në atë varrrim. Që nga ajo ditë ata janë të pandashëm. Jetojnë së bashku qe 18 muaj. James tani ka në plan që së shpejti ta shes edhe motrën tjetër përmes po të njëjtit websajt. Pilotja më e re në botë

17-vjeçarja Nicola Richardson nga qyteti Esek i Anglisë është femra më e re në botë, e cila fitoi licencën për pilote, me të cilën mund të fluturojë anembanë Evropës me aeroplanë të vegjël. Ajo filloi mësimet e para në pilotim qysh në moshën 14- vjeçare dhe tani është duke punuar për ta fituar licencën për të pilotuar edhe aeroplanë komercial civil, në linja të rregullta ajrore. I ati i saj ka një aeroplan të vogël të tipit 'Piper Cherokee', me të cilin Richardson ka fluturuar shumë herë. Ushqim apo dietë?? Në vende të ndryshme të botës, shumë fëmijë kanë mungesë ushqimi dhe vuajnë nga nënpesha. Shumë të tjerë e kanë problem të madh mbipeshën. Pra, përderisa disa vuajnë për ushqim, të tjerët detyrohen të mbajnë dietë.

Ushqimi i mirë është platfromë për të gjitha pëparimet njerëzore dhe njëra prej testeve më thelbësore të zhvillimit global. Më 2 maj, UNICEF-i e publikoi një raport të titulluar 'Përparim për fëmijët'. Raporti bëri të njohura rezultatet e përpjekjeve që prej vitit 1990 për ta zvogëluar numrin e fëmijëve nëpër botë që janë nën peshë. Mungesa e ushqimit të mirë vazhdon të mbetet epidemi globale e gati gjysmës së fëmijëve që vdesin. Qereku i fëmijëve të botës vërtetë janë në nënpeshë. Për më tepër, mungesa e vitaminave dhe mineraleve mund të mos bien në sy, por pasojat shkatërruese mund t'i kenë parë krejt bota.

Shëndeti dhe ushqimi
UNICEF është agjensia kryesore botërore për fëmijë, që është duke punuar në 155 vende dhe territore, t'i ndihmoj fëmijët të mbijetojnë dhe zhvillohen. Si furnizuesi më i madhi i vaksinave në botë për vendet e varfëra, UNICEF-i punuon ta mbrojë shëndetin dhe ushqimin e fëmijëve. Ta mbrojë cilësinë e bazës së edukimit për djemt dhe vajzat, çasje në ujin e pastër dhe në mjekësi dhe mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna, keqpërdorimi dhe AIDS. Financohet pothuajse krejtësisht nga kontributet vullnetare individuale, bizneset, fonndacionet dhe qeveritë.

Ndalimi i pijeve
Përderisa ka fëmijë që vuajnë nga nënpesha, mbipesha është një problem tjeter shqetësues. Kompanitë më të mëdha të pijeve shkumbëzuese, arritën një marrëveshje për ndalimin e shitjeve të pijes soda në shkollat publike të SHBA-së. Kjo u bazua në udhëzimet e American Heart Association dhe të ish-presidentit Bill Clinton. Coca Cola, Pepsi dhe Cadbury Svhwepes e pranuan vendimin si përpjekje për ndalimin e trashjes në moshën e fëmijërisë. Disa pije do të lejohen që të përdoren derisa mos të kenë më shumë se 100 klaori. Lejohen edhe qumështi dhe disa lëngje frutash.

Trashja problem
Tri kompanitë më të mëdha vullnetarisht u pajtuan me këto udhëzime. “Ky është një lajm i mirë dhe hap i guximshëm përpara në betejën për t'i ndihmuar fëmijët amerikan që të jetojnë jetë më të shëndetshme “, tha ish-presidenti Clinton, sipas një publikimi për shtyp nga fondacioni i tij (William J. Clinton Foundation). “Këta liderë të industrive e dinë që trashja në fëmijëri është problem dhe na ka bërë që të përpiqemi ta ndalojmë. Ka shumë punë për t'u bërë për ta lokalizuar këtë problem, por është një hap i madh dhe në drejtimin e duhur, i cili do ta përmirësoj dietën e mijëra studentëve brenda vendit. “ Viktima të trafikimit


Në bazë të të dhënave që IOM-i ka nga viktimat e asistuara në Kosovë, ndodh trafikimi i personave të moshës së mitur. Se çfarë bën Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM) në lidhje me këtë çështje ne morëm disa të dhëna nga zyrtari për media pranë kësaj organizate, z. Bekim Hajdini. Prej dhjetorit të vitit 1999, që kur edhe funskionon njësia e kundërtrafikimit pranë IOM, janë asistuar gjithsej 51 raste të trafikimit me fëmijë. Të dy gjinitë janë të rrezikuara, por më shumë ajo femërore. Kryesisht shfrytëzohen për qëllime seksuale, por ka edhe raste të lëmoshës. Në bazë të të dhënave të IOM-it, në Kosovë ekziston edhe trafikimi i brendshëm, por edhe i jashtëm.
IOM-i   ka Programin e Reintegrimit, në të cilin e inkuadron çdo klient që në mënyrë vullnetare e pranon atë program. Duke u bazuar në nevojat personale të klientëve, për secilin individualisht përgatitet plani i reintegrimit në të cilin përfshihen: strehim në ndonjë nga strehimoret e OJQ-ve kosovare, ndërmjetësim për kthimin në familje, shërbime mjekësore, këshillime psikosociale, psikologjike dhe psikiatrike. Poashtu mbahen seanca për ngritje të vetdijësimit për klientët dhe familjet e tyre, përkrahje në edukim, trajnime të ndryshme, ndihmë financiare për klientët si dhe ndihmë materiale për familje. Gjithashtu mundësohet punësimi për klientët dhe anëtarët e familjes si   dhe aktivitete të tjera, të cilat i mundësojnë klientit tonë reintegrim në shoqëri.
Rastet janë të referuara kryesisht nga policia. Me viktimën realizohet biseda e parë, me ç'rast kuptohet profili i saj, sa vjeçare, prej nga vjen etj. Natyrisht viktimat gjithnjë janë të shqetësuara dhe traumatizuara, në rastin e të miturve kjo shprehet edhe më shumë, prandaj çdo bisedë bëhet me kujdesin më të madh dhe në prani të psikologut.
Programi i Reintegrimit nënkupton edhe kthimin e viktimës në familje. Poashtu nëpërmjet bisedave me familjarët krijohen kushte për kthimin e rregulltë të viktimës. Varësisht nga rasti dhe mosha, aktiviteti është i dyanshëm edhe me viktimën, por edhe me familjarët e saj/tij.
Nëpërmjet aktiviteteve reintegruese, që i bën IOM-i në bashkëpunim me sektorin e OJQ-ve që punojnë në këtë fushë, tentohet që të krijohen kushte për kthimin e viktimës në një jetë normale, që nënkupton edhe ndihmën e vazhdueshme që e japin derisa sigurohemi se viktima është reintegruar plotësisht. Premtimet!! 'Premtimet' paraqet historitë e dy vajzave kosovare të zëna në kurthin e rrjetës së trafikimit, vështirësitë me të cilat janë ndeshur pasi kanë shpëtuar nga kthetrat e trafikantëve. Është pjesë e fushatës njëvjeçare mbarë kosovare për rritjen e ndërgjegjësimit mbi rreziqet e trafikimit të qenieve njerëzore, parandalimin e tij etj.

Në Prishtinë më 16 Maj 2006, si pjesë e projektit të kundërtrafikimit “Aktivitete për parandalimin dhe ngritjen e kapaciteteve në Kosovë dhe Maqedoni”, Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM), në kinemanë ABC në Prishtinë, ka shfaqur filmin dokumentar “Premtimet”. Ishte edhe bashkëpunimi me kompaninë vendore multi-mediale “Okaydivision. “Historitë për të cilat jemi dëshmitarë sot këtu, janë një shembull i asaj se çfarë ndodh me jetën e shumë vajzave, grave, djemve e burrave në botë dhe në Kosovë, të trafikuar dhe shfrytëzuar për përfitime personale”, ka thënë z. Ponziani, shef i Missionit të IOM në Kosovë dhe Maqedoni.

Oferta të rreme
Fushata vetëdijësuese e IOM-it është bazuar sipas një sondazhi të kryer një vit më parë. Vetëm 9% e 1000 të intervistuarve ishin të informuar mbi ekzistencën e trafkimit në Kosovë. Fushata është bazuar në përvojën që IOM-i ka fituar gjatë asistimit të rreth 500 viktimave të trafikimit gjatë gjashtë viteve të fundit. Rreth 70 kanë qenë kosovare: 60% e të cilave kanë qenë nën moshën 18 vjeçare, 67% kanë kryer vetëm shkollën fillore; 40% i kanë besuar ofertave të rreme për punë, dhe16% e rasteve janë marrë me dhunë nga trafikantët.

Synimi
Fushata informative e IOM-it, ka përfshirë një mori aktivitetesh gjatë dymbëdhjetë muajve, në bashkpunim me kompaninë multi-mediaktike “OkayDivision” dhe OJQ, si këngë, pllakate, spote në radio dhe televizione, pjesë teatrale, bluza, reklama autobusi si dhe mjete tjera që për synim kanë pasur që mesazhi t’u shpërndahet sa më shumë njerëzve. 'Premtimet' përbën një hap drejt përmbylljes së cilkit të fushatës 12 mujore, dhe do të përcillet me dy spote televizive, pllakate dhe shfaqje televizive të dokumentarit. Do të ishte mirë që këtë dokumentar ta shohin adoleshentët nëpër shkolla, sepse kjo është mosha që bie viktimë e premtimeve të trafikantëve. Se   shpejti edhe shumë gjera tjera....!!
..:: Rey & Black ::..  
 
Rey & Black
 
Me Kontaktoni Ne Facebook  
  Mc Rey |
 
Konverto EURO-n  
   
Ora E Saktë  
   
Kalendari , Moti & Valuta  
  MOTI NE KOSOV '' Rey-Black

 
...::: Rey & Black :::... Shpresoi Se Kaluta Mir . Me Respekt Stafi Rey & Black ...::: Rey & Black :::... This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free